Aventura e peshëngritësit Erkand Qerimaj në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026” nuk ka qenë shumë me fat. Shkodrani u rendit në vendin e katërt në stilin e shtytjes, ndërkohë që në shkëputje u klasifikua i pesti, pa marrë dot një medalje.

Në stilin e shkëputjes, Qerimaj e nis mirë aventurën e tij, duke ngritur 151kg në provën e parë. Më pas, në dy provat e tjera, shtangisti shkodran nuk arrin dot të ngrejë 155kg dhe 156kg, duke u klasifikuar në vendin e pestë.

Në stilin e shtytjes, gara e Qerimaj është më e mirë. Ai realizoi me sukses dy provat e para, duke ngritur 181kg dhe 187kg. Në provën e tretë ai tenton 192kg, për të kapur podiumin, por pa sukses, duke mbetur jashtë tij.

Pavarësisht kësaj, paraqitja e peshëngritësit Erkand Qerimaj ishte e mirë, duke rivalizuar për podiumin, pasi shanset për të artën ishin minimale. Fituesi i të artës në këtë garë (egjiptiani Elsayed) ishte mbi 20kg se shkodrani.

The post Taranto 2026/ Qerimaj e mbyll në vendin e katërt aventurën e tij në Lojërat Mesdhetare appeared first on Telesport.