Për futbollistët që luajnë pak minuta gjatë ndeshjes si dhe për ata që nuk aktivizohen fare, te Barcelona zhvillohen seanca stërvitore shtesë pas ndeshjes. Ideja është t’i mbajnë këta lojtarë në formë dhe të kompensojnë ngarkesën e punës që shokët e tyre të skuadrës kanë grumbulluar gjatë ndeshjes.

Pas fitores 5-2 ndaj Vallecano, sulmuesi gjerman i Barcelonës, Karim Adeyemi, e gjeti veten në një situatë qesharake. I urdhëruar të kryente stërvitje shtesë pasi mbaroi ndeshja, ai hyri në fushë i veshur me pantofla në vend të këpucëve të futbollit, dhe kamerat televizive të DAZN kapën çdo sekondë të saj.

Trajneri i fitnesit te katalanasit, Pepe Conde, urdhëroi sulmuesin gjerman të rikthehej në dhomat e zhveshjes dhe të vishte këpucët e futbollit, për të vazhduar më tej stërvitjen. Mes tyre pati një diskutim të shkurtër dhe më aps sulmuesi iu bind urdhërit të trajnerit.

SHIKOVIDEON

The post “Kthehu në dhomën e zhveshjes”, trajneri i Barcelonës e qorton Adeyemin për incidentin e çuditshëm që ndodhi pas ndeshjes (video) appeared first on Telesport.