Ismael Saibari bëri hapin e madh në karrierë këtë verë, duke u transferuar te Bayern Munich. Në një intervistë për faqen zyrtare të klubit bavarez, Saibari zbulon arsyen prekëse pse zgjodhi të mbajë numrin 34.

E gjithë historia lidhet me ish-talentin e Ajax-it, Abdelhak Nouri, i cili pësoi arrest kardiak në fushë më 8 korrik në vitin 2017, gjatë një miqësoreje ndaj ëerder Bremen, ku pësoi dëmtimë të rënda në tru.

Marrëdhënia e tyre u zhvillua gjatë viteve derisa u krijua një lidhje e fortë midis dy familjeve.

“Ajo që i ndodhi Abdelhak Nouri, më thyen zemrën. Marrëdhënia është bërë më e ngushtë dita-ditës, madje edhe midis dy familjeve. Ne shkojmë me pushime së bashku.

“Kur e takoj Abdelhak, gjithmonë kalojmë kohë të mrekullueshme. Është një mendim i bukur për mua që kjo lumturi ndoshta mund të ndihmojë në përmirësimin e gjendjes së tij”, tha Saibari.

Nouri nuk mund të flasë, por komunikon përmes lëvizjes së vetullave. Kur Saibari i tregoi për transferimin te Bayern Munich, reagimi i tij përmës mimikës së fytyrës që tregonte lumturi ishte shumë i qartë.

“Gjithashtu i lashë detyrën të zgjidhte numrin e fanellës që do të vishja te Bayern Munich. Ai zgjodhi numrin 34, dhe kështu vendosa ta vishja”, shtoi Saibari.

Numri 34 ishte numri që mbante në fanellë Abdelhak Nouri tek Ajax dhe Saibari ka vendosur të zgjedhë këtë numër për shkak të historisë së trishtë të mikut të tij, tashmë të ngushtë.

The post “Ajo që i ndodhi atij më thyen zemrën”, Saibari zbulon arsyen prekëse pse zgjodhi numrin 34 te Bayern appeared first on Telesport.