Telashe te Milan në prag të ndeshjes së rëndësishme të së dielës në fushën e Juventus. Një nga titullarët nuk është stërvitur me skuadrën për shkak dëmtimi.
Bëhet fjalë për mbrojtësin Matteo Gabbia, që humbi stërvitjen me pjesën tjetër të skuadrës për shkak të një dëmtimi në kyçin e këmbës.
Ende nuk dihet saktësisht shkalla e dëmtimit, por nuk duket dicka shqetësuese. Mediat konfirmojnë se qëllimi i stafit mjekësor është që mbrojtësi të kthehet në grup deri të premten.
Mësohet se lojtari do të luhet 48 orë pushim absolut, në mënyrë që të jetë plotësisht i disponueshëm për ndeshjen e së dielës kundër Juventus, por kjo nuk është 100% e garantuar.
Stërvitja e së shtunës do të vendosë shumë për fatin e Gabbia, nëse do të jetë në fushën e lojës apo jo.
The post Telashe për Milan, mbrojtësi titullar dëmtohet dhe rrezikon sfidën me Juventus appeared first on Telesport.
