Policët nga Stacioni Policor për Mbikëqyrje Kufitare „Liqeni i Ohrit“ kanë gjetur 20 rrjeta peshkimi me gjatësi totale prej rreth 4 mijë metrash, si dhe 872 copë peshk të llojit belushkë e Ohrit, me peshë të përgjithshme prej 116,9 kilogramësh. Rrjetat dhe peshku i kapur janë gjetur në zonën mes fshatrave struganë Kalishtë dhe Radozhdë, gjatë një kontrolli aksionar për parandalimin e veprës penale “peshkim i paligjshëm”.

Me udhëzim të prokurorit publik, policët kanë sekuestruar rrjetat dhe peshkun e kapur, ndërsa për rastin është njoftuar inspektorati kompetent për peshkatari. Nga Stacioni Policor kanë njoftuar se edhe në periudhën e ardhshme do të vazhdojnë kontrollet e intensifikuara për parandalimin e peshkimit të paligjshëm dhe mbrojtjen e fondit të peshkut në Liqenin e Ohrit.