Futbolli italian hyri në tempullin e kulturës, “Teatro alla Scala” në Milano, për të nderuar historinë dhe kampionët e tij. Në një mbrëmje të dominuar nga Interi, fitues i titullit kampion dhe Kupës së Italisë, Federico Dimarco u shpall lojtari më i mirë i Serie A për sezonin 2025-2026.
“Ta marr këtë çmim këtu është vërtet speciale. Çdo vit përpiqem të shtoj diçka. Sezonin e kaluar vendosa rekord asistesh, ndërsa këtë sezon do t’i vë shokët e skuadrës në pozicion për të shënuar sa më shumë gola. Rruga ime ka pasur ulje-ngritje; forca ime ishte të ngrihesha pas zhgënjimeve”.
Interi u shpall klubi më i mirë, ndërsa Beppe Marotta tha: “Champions-i është një ëndërr. Ne kemi detyrimin të impenjohemi dhe të drejtën të ëndërrojmë”. Trajneri më i mirë ishte Cesc Fàbregas i Comos, ndërsa Marco Liberali u shpall talenti më i mirë i Serie B dhe Nico Paz ai i Serie A.
Formacioni ideal: Svilar; Palestra, Dimarco, Bastoni, Akanji; Çalhanoğlu, McTominay, Modrić; Lautaro Martínez, Nico Paz, Malen. Bastoni foli për kritikat në rrjetet sociale, ndërsa McTominay tha se do të rikthehet pasi të zgjidhë problemin me aritminë.
The post Nga Dimarco te Fabregas dhe top-formacioni, Serie A shpall më të mirët e sezonit të kaluar appeared first on Telesport.
