Janë luajtur sot në Nju Jork takimet e para të raundit të dytë në grand slam-in e US Open. Numri 3 në botë, spanjolli Carlos Alcaraz, fitoi 3-1 me përmbysje ndaj portugezit J.Faria (4-6, 6-0, 6-3, 6-2).
Në raundin e tretë avancojnë amerikani Tommy Paul, që mundi 3-1 D.Prizmic si dhe greku Stefanos Tsitsipas (mundi po 3-1 L.Harris). Një biletë për më tej siguruan edhe ceku Jiri Lehecka, kanadezi Denis Shapovalov, amerikani Ben Shelton e rusi Danill Medvedev.
Te femrat, numri 1 në botë, bjellorusja Aryna Sabalenka, fitoi me lehtësi 2-0 (6-1, 6-1) ndaj P.Iatcenko. Pa probleme fitoi 2-0 edhe numri 3 në botë, tenistja amerikane Jessica Pegula, që eliminoi patrioten e saj S.Kenin.
Kualifikohen për më tej edhe tenistja italianen Jasmine Paolini, cekja Karolina Muchova, amerikanet Emma Navarro e Taylor Toësend, ukranasja Elina Svitolina e kanadezja Layla Fernandez, ndërkohë që u eliminua Sloane Stephens e Amerikës.
The post US Open: Alcaraz fitore me përmbysje, kualifikohen edhe Sabalenka, Medvedev, Pegula e Paolini appeared first on Telesport.
