Sulmuesi Marcus Rashford, pas dy vitesh i huazuar në klube të tjera, është rikthyer përfundimisht te Manchester United. Trajneri Michael Carrick i besoi 29-vjecarit, duke e mbajtur në ekip dhe aktivizuar në ndeshjet e deritanishme.

Për sulmuesin, ky besim është i rëndësishëm për vijueshmërinë e sezonit: “E njoh ambientin dhe i di pritshmëritë e klubit. Falënderoj trajnerin dhe skuadrën që besuan tek unë dhe tani më takon mua t’ua shpërblej me punë”.

“E di që nga unë presin shumë dhe do të përpiqem të mos i zhgënjej. Këtu ka shumë kampionë dhe do të më duhet shumë punë për të qenë titullar dhe fituar një vend në fushë. Kjo gjë s’ka për të munguar nga unë”

, shtoi Rashford.

Sezoni është i gjatë dhe duhet të jemi gati për të gjitha përballjet, në Premier League, kupa apo në Europë. Përvoja e fituar ndër vite do të më ndihmojë dhe jam gati të tregoj se kjo ka qenë një zgjedhje e mirë për të gjithë”, tha Rashford.

The post Rashford: I lumtur që qëndrova te Manchester United, por duhet punë për të paguar besimin appeared first on Telesport.