Real Madridi pësoi humbjen e parë të sezonit ndaj Betis, 1-0, pas golit të vonë të Parrott. Trajneri portugez u shporeh pas disfatës së hidhur:
Për ndeshjen: “Skuadra ka bërë një ndeshje të madhe. Ndonjëherë humbet dhe nuk di si ta shpjegosh. Ishim shumë dominues, me qendërmbrojtës imperialë dhe shumë lojë ofensive. Kemi humbur 3-4 raste të qarta, ndërsa portieri i tyre bëri 3-4 pritje impresionuese”.
Për Espí: “Ka shënuar një gol fantastik. Është i rëndësishëm për ne. Do të përmirësohet, sepse është modest dhe punëtor”.
Për Güler: “Është e vështirë ta zëvendësosh Arda, sepse po luante shumë mirë. E hoqa për shkak të kartonit të verdhë dhe rrezikut”.
Për ndryshimet: “Nuk i bëra sepse isha i pakënaqur, por për të hequr lojtarët me karton”.
Për arbitrin: “Ka lënë lojën të rrjedhë dhe kjo më pëlqen. Nuk mund të them se humbëm për shkak të një kartoni. Nuk kam asgjë për t’u qortuar lojtarëve. E meritonim të fitonim, por merita nuk të jep pikë”.
Për incidentet: “Nuk i kam parë në detaje dhe nuk mund të komentoj”.
The post Mourinho: Nuk e di pse kemi humbur ndaj Betis, kemi luajtur shumë mirë appeared first on Telesport.
