Moti sot do të jetë me diell dhe i ngrohtë, me vranësira të pakta deri në mesatare lokale. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtime të ndryshueshme. Temperatura minimale do të lëvizë nga 10 deri në 18 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 31 deri në 37 gradë.
Në Shkup do të mbajë mot me diell dhe i ngrohtë, me vranësira të pakta deri në mesatare. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtime të ndryshueshme. Temperatura minimale do të zbresë deri në 18 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë deri në 37 gradë.
Deri në mes të javës së ardhshme të punës, moti do të jetë me diell dhe i ngrohtë, me vranësira të pakta deri në mesatare. Të dielën do të fryjë erë mesatare deri e përforcuar nga veriperëndimi, e cila përgjatë luginës së Vardarit do të tejkalojë shpejtësinë prej 40 km/h.
