Cristian Chivu e thotë me bindje të plota se përballja mes Interit dhe Napolit, ku në fund zikaltrit fituan 3-2 në minutat shtesë, ishte një reklamë fantastike për gjithë futbollin italian.

“Ishte një ndeshje e shkëlqyer për t’u parë, argëtuese dhe një reklamë fantastike për futbollin italian. Kur rezultati ishte 2-2, të dyja ekipet u përballën kokë më kokë. Pashë raste në të dyja anët dhe në fund, ne ishim ata që festuam sepse arritëm të shënonim golin e tretë dhe të fitonim. Komplimente Napolit sepse janë një ekip i fortë, i stërvitur mirë dhe i mbushur me lojtarë fitues.

Dua t’i përgëzoj gjyqtarët për mënyrën se si e menaxhuan ndeshjen. Loja ishte e rrjedhshme, e këndshme dhe nuk pati humbje kohe. Nuk do të flas për incidente individuale sepse thjesht nuk jam i interesuar”, tha Chivu.

Trajneri rumun iu kundërpërgjigj kritikave të gazetarëve rreth rekordit të Interit në ndeshjet e mëdha.

“Për mua, çdo ndeshje në Serie A është një ndeshje kokë më kokë. Negativiteti nxit lajmet dhe klikimet, kjo është pjesë e botës në të cilën jetojmë sot. Pak etikë profesionale nga të gjithë do t’i bënte mirë futbollit italian, veçanërisht sepse gjatë tre ndeshjeve të fundit kam parë një nivel shumë të lartë në Serie A”, shtoi Chivu.

The post “Ndeshja e sotme ishte një reklamë fantastike për futbollin italian”, Chivu nuk përmbahet pas fitores në limit ndaj Napolit appeared first on Telesport.