Bayern Munich nuk shkoi dot më shumë se barazimi 0-0 daj Schalke 04, në përballjen mes tyre në Gelsenkirchen, e vlefshme për javën e dytë të Bundesligës. Një nga lojtarët më meritorë për Schalke-n në këtë barazim ishte padyshim portieri Loris Karius.

33-vjeçari u bë portieri i parë që nga korriku 2025 që mbajti portën e paprekur kundër Bayern Munich, duke i dhënë fund një serie prej 59 ndeshjesh të shënimit të golave nga bavarezët ​​në të gjitha garat.

Karius, i cili kohët e fundit pranoi se kishte menduar të tërhiqej pas finales së Champions League në vitin 2018, ku Liverpool u mund nga Real Madrid 3-1 prej gafave të tij, u zgjodh si “Lojtari i Ndeshjes” në sfidën Schalke 04-Bayern Munich.

Me transferimin te Schalke 04 verën e kaluar, Karius duket sikur ka “shpëtuar” karrierën dhe ka rifituar besimin pas asaj nate të errët në Kiev, më 26 maj 2018. Që nga ai moment, karriera e tij mori tatëpjetën, por tashmë se portieri gjerman e ka lënë pas dhe po shijon momentin te Schalke 04.

The post E mbani mend Loris Karius? Portieri i “gafave” me rekord të jashtëzakonshëm ndaj Bayern Munich appeared first on Telesport.