Pjesa e parë e derbit londinez Arsenal-Chelsea, është mbyllur në barazim 1-1. Derbi u zhbllokua që në minutën e 2-të, ku pas një topi në zonë të Reece James nga goditja e dënimit dhe pasimit me kokë të Jorrel Hato, ishte Morgan Rogers që gjeti golin me një goditje të bukur me të jashtmen. SHIKOGOLIN

Në minutën e 12-të, pas një krosimi në zonë të Declan Rice nga goditja e dënimit dhe rrëmujës së plotë në zonën e “Bluve”, ishte Riccardo Calafiori që dërgoi së fundmi topin në rrjetë, por pas ndërhyrjes së VAR, goli u anullua për pozicion jashtë loje. SHIKORASTIN

Në minutën e 25-të, Kai Havertz barazoi shifrat 1-1. Sulmuesi gjerman pasi mori një pasim nga Rice dhe u fut bukur në zonë, gjeti rrjetën me një goditje të bukur me të majtën, në kufijtë e zonës së rreptësisë. SHIKOGOLIN

Në fund të pjesës së parë, Chelsea i afrohet golit të dytë me Pedro Neto, por shtylla shpëtoi Arsenalin. Pjesa e parë mbyllet në barazim 1-1.

The post Super derbi në “Emirates”, Arsenal dhe Chelsea bëjnë “paqe” për pjesën e parë (video) appeared first on Telesport.