Supersfida e javës së tretë në Serie A, mes Juventusit dhe Milanit, është mbyllur në barazim 1-1, në “Allianz Stadium”. Rasti i parë i rrezikshëm ishte në minutën e 38-të, ku Franciso Conceicao pati një mundësi të mirë shënimi, por goditja e tij ndalet nga Mike Maignan.
Pjesa e parë mbyllet 0-0. Në minutën e 55-të, Conceicao provon të gjejë golin, por goditja e portugezit këtë herë ndalet nga shtylla e majtë.
Në minutën e 65-të, Kolo Muani pretendon për penallti pas një dueli me Mario Gila. Arbitri vazhdon lojën normalisht.
Sfida u zhbllokua në minutën e 69-të, ku i sapo futuri në fushë, Alphadjo Cisse, pasi mori një pasim të bukur nga Samuel Chukwueze dhe pasi shmangu bukur Manuel Locatelli-n, dërgon topin në portën e Vicario. Ky është goli i dytë për 19-vjeçarin me fanellën e Milanit në Serie A. SHIKOGOLIN
Në minutën e 75-të, futet në fushë Nick Woltemade, i cili debuton kështu në Serie A. Në minutën e 89-të, ishte radha e Edon Zhegrovës për t’u futur në fushë në vend të Conceicao.
Në minutat shtesë, i sapo futuri Federico Gatti shënon me kokë, pas krosimit perfekt të Teun Koopmeiners, duke barazuar shifrat 1-1. Sfida mbyllet 1-1 dhe të dyja ekipet kanë nga 7 pikë, pas tre javëve të para.
The post Goli i Cisse nuk mjafton, një mbrojtës shpëton Juventusin nga humbja në minutat shtesë (video) appeared first on Telesport.
