Trajneri i Juventusit, Luciano Spalletti, doli në mbrojtje të Kolo Muani pas barazimit 1-1 ndaj Milanit: “Jam në ‘karrocën’ e Kolo Muani dhe aty do të qëndroj. Do të shohim në fund se ku do të na çojë ajo ‘karrocë’. Unë do të qëndroj me të deri në fund të kampionatit”.
Për ndeshjen: “Ne e bëmë ndeshjen tonë. Juventusi ishte vazhdimisht në presion, u përpoq të ngrinte ritmin dhe intensitetin e lojës. Donim ta luanim ndeshjen dhe synimet ishin të duhura, por është e qartë se duhet të përmirësohemi në zgjedhjet tona. Disa detaje të vogla shkuan keq, por sot skuadra pati forcën të vazhdonte, sepse nuk e meritonte të ishte në disavantazh. Edhe kur pësoi gol, ruajti të njëjtën fytyrë dhe identitet dhe në fund u shpërblye”.
Spalletti shtoi: “Jemi në ndeshjen e tretë. Milani është një skuadër e madhe, ne mund të bëhemi të tillë dhe jam i besueshëm. I përgëzoj djemtë për atë që treguan”. Për kontaktin Kolo Muani–De Winter: “Këto nuk janë faulle. Arbitrat nuk i fishkëllejnë dhe është e drejtë të mos i fishkëllejnë”.
The post Spalletti mbron francezin: Jam me Kolo Muani dhe do të qëndroj me të deri në fund appeared first on Telesport.
