Piloti italian i Mercedes, Kimi Antonelli, bëri të paimagjinueshmen dje në garën e Monza. Ai u nis nga vendi i 19të dhe fitoi në pistën e shtëpisë së tij, duke parakaluar shokun e tij të skuadrës George Russell tri xhiro nga fundi. Tashmë italiani është 66 pikë avantazh ndaj britanikut në renditjen për pilotë në Formula 1.
“Faleminderit të gjithëve për mbështetjen, ishte një ditë e jashtëzakonshme! Nuk mund ta kisha imagjinuar kurrë të gjithë këtë, është çmenduri. Ia dolëm, jam shumë i lumtur! Kuptova se fitorja ishte brenda mundësive të mia pas rinisjes. E dija që kisha shansin tim”, u shprej Kimi Antonelli.
“Të fitosh në Monza pas kohërave të vështira që kam kaluar këtu është vërtet e veçantë. I thashë vetes: Duhet ta fitoj këtë, duhet ta fitoj këtë. Besova në të, veçanërisht kur isha pas George. Pashë të gjithë tifozët në tribunë duke më brohoritur dhe u emocionova. Faleminderit të gjithëve. Kjo është një ëndërr e bërë realitet
Në fund, piloti 20-vjecar komentoi: “Faleminderit ekipit tim, familjes sime dhe të gjithë tifozëve. Ka ende shumë rrugë për të bërë, ndaj duhet të mbajmë kokën ulur. Por tani dua ta shijoj këtë. fitore. Është dita më e mirë e jetës sime, do ta kujtoj gjithmonë.”
The post Antonelli: Nuk e kisha imagjinuar atë fitore të çmendur në Monza, dita më e bukur e jetës time appeared first on Telesport.
