Trajneri i Manchester United, Michael Carrick, ka mbetur i zhënjyer nga barazimi 2-2 ndaj Everton në Premier League, pasi “djajtë e kuq” e kishin lojën nën kontroll. Por, një gol në shtesë i dha 1 pikë të dyja skuadrave:.
“Bëmë dy gola të bukur. Mendova se bëmë shumë gjëra të mira në këtë ndeshje për të na çuar te fitorja. Ndoshta duhet të bëjmë pak më mirë në menaxhimin e lojës”, deklaroi trajneri i United.
Më tej, Carrick tha: “Disa nga lojtarët tanë sulmues ishin vërtet të mirë dhe ne dukeshim të rrezikshëm dhe bëmë shumë gjëra. Dhe, për pjesën më të madhe, mendova se i përballuam mjaft mirë”.
“Më dhemb ky barazim pasi erdhëm këtu për të fituar dhe e vendosëm veten në një pozicion të mirë. Nuk e kemi filluar sezonin aq keq. Nuk është aq keq, jemi shumë afër të marrim tre pikë djem, por ky është futbolli”, shtoi Carrick.
“E gjithë puna që u bë për të na vendosur në atë pozicion epërsie, në faza të ndryshme, nuk mjaftoi dhe kjo nuk është një ndjenjë e mirë. Ndihet si një humbje. Marrim pikën, por ndihet sikur duhet të kishim pasur shumë më tepër”, tha Carrick.
Më tej, trajneri i “djajve të kuq” tha: “Mentaliteti është aty. Mendoj se ka padyshim gjëra në të cilat duhet të përmirësohemi si ekip. Duhet të pësojmë më pak gola për të na dhënë një shans më të mirë për të fituar ndeshje”.
The post Carrick: I zhgënjyer pasi e kishim fitoren në dorë, duhet të menaxhojmë më mirë epërsinë appeared first on Telesport.
