Trajneri i Liverpool, Andoni Iraola, ka deklaruar se Alexander Isak është një lojtar madh, por shtoi se ai grindet me lojtarin për nevojën që të bëjë më shumë për kolektivin. Isak shënoi dy herë në nëntë minutat e para në fitoren 2-0 ndaj Ipswich në Premier League.

Ai është një lojtar gjigant për ne, por kërkesat e mia nuk do të jenë për golat. Isak është në formë të mirë. Por grindjet e mia me të kanë më shumë të bëjnë me gjëra të tjera, si ta ndihmojmë ekipin në situata të tjera”, tha Iraola.

Trajneri spanjoll nuk zbuloi se cilat fusha specifike duhet të përmirësojë Isak: “Do të kërkoj gjëra të tjera në mënyrë që të luajmë mirë. Dhe nëse luajmë mirë, jemi në pozicione të mira sulmuese, golat do të vijnë.

“Isak duhet të kontribuojë në kolektiv dhe kur të gjithë ndihmojnë, pastaj golat dhe rezultatet do të vijnë. Nëse e rikuperojmë topin më lart do të kemi më shumë mundësi për ta vendosur numrin tonë 9 në situata shënuese”, tha Iraola.

The post Iraola: Isak është sulmues i madh, por grindem shpesh me të pasi nuk ndihmon skuadrën appeared first on Telesport.