Real Madrid-Inter është edhe përballja e José Mourinhos me të kaluarën. Portugezi fitoi tripletën me Interin 16 vite më parë, të kurorëzuar me Champions-in në “Bernabeu”: “Sot është stadiumi im i shtëpisë, por përtej kësaj do të jetë gjithmonë stadiumi im dhe është ikonik për Interin. Çdo ndeshje është e rëndësishme. Shpresoj ta rishoh Interin më vonë. Është një skuadër shumë e madhe dhe tashmë mund të luajë me sy mbyllur”.

Për Cristian Chivu, ish-lojtarin e tij dhe trajnerin aktual të Interit, Mourinho tha: “Kemi përjetuar shumë gjëra bashkë. Me të kam pasur gjithmonë kontakte. Rrallë kam gjetur ish-lojtarë me kaq pasion për një profesion kaq të vështirë. Gjithmonë e kam kuptuar se donte fort të bëhej një trajner i madh”. Për ndeshjen: “Gjatë saj do të jetë si të tjerat, duam të fitojmë”.

Për mungesat: “Kemi tre të pezulluar. Në mesfushë do të jetë e vështirë, ndoshta kalendarin e ka bërë një italian (qesh)”. Mourinho shtoi se ka 3-4-5 alternativa për zëvendësimet. Për Bellinghamin vlerësoi rëndësinë që lojtarët të ndihen mirë në pozicionet e tyre, ndërsa për veten tha: “Më i qetë? Jo, jam gjithmonë i njëjti”. Objektivi i tij është i qartë: “Të fitojmë Champions-in me Realin”.

The post Mourinho thumbon: Situatë e vështirë për mungesat, ndoshta kalendarin e Champions-it e ka bërë një italian appeared first on Telesport.