Javën e kaluar, disa yje të futbollit, tashmë në perëndim të karrierës së tyre lajmëruarn tërheqjen nga kombëtaret e tyre. Duke filluar nga legjenda Leo Messi, për të vazhduar me Antonio Rudiger dhe Edin Dzeko. Ky i fundit do të luajë edhe një ndeshje të fundit më 2 shtator, Bosnie Hercegovinë-Suedi.
Ndryshe nga emrat e mësipërm, Luka Modric ka vendosur të vazhdojë ende karrierën me Kroacinë. Modric, i cili më 9 shtator mbush 41 vjeç, është pjesë e listës së zyrtarizuar nga Slaven Bilic, për sfidat e Kroacisë në Ligën e Kombeve, ndaj Republikës Çeke më 26 shtator, kundër Spanjës më 29 shtator. Në tetor, ata do të përballen me Anglinë më 3 dhe Spanjën përsëri më 6 tetor..
“Modric i konfirmoi disa javë më parë trajnerit Slaven Bilic dhe presidentit të Federatës së Futbollit të Kroacisë (HNS), Marijan Kustic, disponueshmërinë e tij për Ligën e Kombeve dhe është gati të vazhdojë karrierën e tij interesante ndërkombëtare, me 202 paraqitje dhe arritje historike”, thuhet në deklaratën për shtyp të Federatës Kroate.
Mesa duket, Modric ka vendosur të luajë edhe në Euro 2028 dhe më pas të tërhiqet nga Kroacia, por kjo gjë ende nuk është e konfirmuar.
The post Modric vepron ndryshe nga Messi, vjen zyrtarizimi i vendimit të rëndësishëm që ka marrë kroati appeared first on Telesport.
