Erling Haaland ka frikë se mungesa e pushimeve verore, por edhe mungesa e ndeshjeve parasezonale do ta bëjë këtë një sezon të vështirë për të dhe Manchester City. Norvegjezi ka bërë një nisje të fortë të sezonit të ri me tre gola në tre ndeshjet e para në Premier League.
Por, 26-vjeçari nuk u paraqit në ndeshjet parasezonale dhe ai pranon se kjo mund të ketë një kosto. “Sezoni i ri filloi dhe unë as nuk pata një ndeshje parasezonale. Normalisht kam pak ndeshje parasezonale, por këtë herë, thjesht asgjë”, deklaroi sulmuesi norvegjez.
Më tej, Haaland shtoi: “Ana fizike do të vijë nëse arrin të qëndrosh pa lëndime, por duhet të jesh edhe mendërisht i mprehtë dhe kjo nuk është e lehtë sepse ka shumë ndeshje dhe sezoni është më i gjatë. Duhet të kemi atë ndjenjë të etur për t’u rikthyer”.
“Nuk po ankohem sepse është ende një gjë pozitive që ke mundësinë të luash futboll gjatë gjithë vitit dhe të jetosh prej tij. Por ndonjëherë kemi nevojë edhe për një pushim. Kështu që do ta shohim. Nuk kam qenë kurrë në këtë situatë më parë. Nuk kam luajtur kurrë në një Kupë Bote, kështu që nuk e di si është”, tha Haaland.
The post Haaland: Mungesa e fazës përgatitore do ta bëjë këtë sezon të vështirë për mua, uroj që… appeared first on Telesport.
