Gara për “Topin e Artë” ka hyrë në fazën vendimtare dhe një nga emrat kryesorë të debatit është Kylian Mbappé. Sulmuesi i Real Madridit dhe Francës, në pritje të publikimit të 30 kandidatëve zyrtarë, ka deklaruar se e meriton këtë çmim, veçanërisht pas paraqitjes në Botërorin 2026, ku Franca nuk triumfoi, por Mbappé vendosi rekordin si golashënuesi më i mirë në historinë e kompeticionit, me 22 gola.
Këto deklarata janë kritikuar nga Christophe Dugarry, kampion bote më 1998. Për “RMC”, ai tha: “Në një sezon të pasigurt, pa një lojtar që ka fituar gjithçka në aspektin kolektiv apo që ka dominuar plotësisht individualisht, Mbappé ka shanset e tij si të tjerët. Nuk më habit që mund ta konsiderojë veten lojtarin më të mirë në botë”.
Por më pas Dugarry ashpërsoi tonin: “Ta kërkosh një çmim individual në këtë mënyrë më duket fëminore, patetike. Nuk tregon madhështi. Kur je një lojtar i nivelit të tij, ta kërkosh diçka të tillë… më bezdis. Duhet të flitet për skuadrën, për kolektivin”.
Ai përfundoi: “Ta kërkosh diçka të tillë kur nuk ke fituar as kampionatin, as Champions League, as Botërorin, më duket thuajse e pahijshme”.
The post Dugarry sulmon Mbappén për “Topin e Artë”: Qasja e tij është fëminore dhe patetike appeared first on Telesport.
