“Roma dhe Interi janë kandidatët e Serie A për titullin. Të mos themi asgjë dhe të presim pjesën tjetër të kampionatit. Pas 10 ose 15 javësh do ta shohim realisht”.
Kështu u shpreh Francesco Totti, legjenda e Romës dhe këshilltari i “Maxima Roma”, në margjinat e prezantimit të skuadrës së basketbollit të kryeqytetit, Maxima.
“Romën nuk do ta lë kurrë mënjanë, është pjesë e lëkurës sime. Jemi këtu, e kemi nisur mirë dhe shpresoj të vazhdojmë në këto nivele. Përfshirja ime ishte një kundërpërgjigje ndaj atyre që nuk më kërkuan? Jo, nuk është kundërpërgjigje, por një projekt që më entuziazmoi. Jam i lumtur, sepse për mua sporti vjen mbi gjithçka tjetër”, – përfundoi Totti.
The post “Roma, kandidate për titullin bashkë me Interin. Pas 10 ose 15 javësh do ta shohim” appeared first on Telesport.
