Nis sot faza e grupeve në Champions League. Dy ndeshjet e para fillojnë në orën 18:45 (me kohën tonë). Në Athinë, AEK-u do të presë austriakët e LASK. Të dyja ekipet kanë ardhur deri këtu nga fazat kualifikuese.

Përsa i përket formacioneve zyrtare, për klubin grek mungon Thomas Strakosha. Portieri shqiptar nuk është grumbulluar farë për këtë takim, duke lënë përshtypjen që është i dëmtuar. Nga minuta e parë, mbrojtësi kuqezi Stavro Pilo.

𝗔𝗘𝗞 𝗔𝗧𝗛𝗘𝗡𝗦 𝗫𝗜: Brignoli; Pliios, Relvas, Moukoudi, Rota; Koita, Vitalis, Marin, Majer; Jović, Varga

𝗟𝗔𝗦𝗞 𝗫𝗜: Jungwirth; Andrade, Alemão, Mbuyamba; Bello, Horvath, Bogarde, Ljubič ić, Jørgensen; Lang, Usor

Ndeshja tjetër luhet në Brugge, mes vendasve të Club Brugge dhe anglezëve të Aston Villa. Ekipi i drejtuar nga Unai Emery nuk e ka nisur mirë këtë sezon të ri në Premier League, ndaj do të tentojë të ndryshojë drejtim në Champions League dhe ta nisë me fitore. Club Brugge ka treguar që është një kundërshtar i rrezikshëm, kur luan në shtëpi.

Club Brugge XI: Kestemont; Fejokwu, Haesaert, Verlinden, Wins; Delorge, Kurtal, Koren; Ossohou, Caes, Soria

Aston Villa XI: Asemota; Atkins, Burgess, Routh; Boyd, Jenner, Bindley, Fortes, McGrath; Johnson, Adediran

 

The post CHAMPIONS LEAGUE: Mësohen formacionet zyrtare të dy sfidave të para. Strakosha i pafat appeared first on Telesport.