Mirë se vini në Serie A; një kampionat që ndoshta ende mbetet pas fuqive të tjera europiane në aspektin ekonomik, por që po premton të rikthehet të shkëlqejë për sa i përket golave dhe spektaklit. Të paktën deri tani, statistikat e tri javëve të para e mbështesin këtë. Serie A është e vetmja nga 5 ligat kryesore europiane që ende nuk ka regjistruar asnjë barazim 0-0.
Shifrat janë shumë të ndryshme nga sezoni i kaluar, kur në 30 ndeshjet e para ishin regjistruar tashmë 3 barazime pa gola, ndërsa ishin shënuar vetëm 65 gola, kundrejt 82 golave në fillimin e këtij sezoni. Ky është numri më i lartë që nga viti 2021.
Kjo tendencë mund të jetë edhe pasojë e udhëzimeve të reja të arbitrimit të propozuara nga Orsato, të cilat po u rikthejnë tifozëve ndeshje më dinamike dhe më të rrjedhshme. Faullet janë më të pakta, koha efektive e lojës është rritur dhe, si pasojë, janë shtuar edhe golat dhe rastet për shënim.
The post Serie A, spektakël unik mes 5 ligave më të mira europiane. Deri tani asnjë 0-0 appeared first on Telesport.
