Alvaro Morata shpjegon jetën e tij të re në kategorinë e dytë spanjolle, te Leganés: “Nuk dua që të mendohet se jam këtu sepse ‘u ktheva në shtëpi’. Edhe në Itali ndihem mirë, gruaja ime është italiane dhe kemi ende një shtëpi në Itali. E vërteta është se ky projekt më bindi dhe do të doja të qëndroja. Është një bast shumë i fortë”.

Për largimin nga Como, 33-vjeçari tha: “Sezonin e kaluar isha titullar, më pas u dëmtova, një dëmtim serioz që nuk e kisha pësuar kurrë më parë. Kam folur shumë me Fabregas dhe mendoj se nuk ekzistonin kushtet për të qëndruar.

E falënderoj, është një person inteligjent dhe nuk kam dyshime se do të qëndrojë te Como për aq kohë sa të dëshirojë, sepse mendoj se është tashmë i përgatitur për çdo klub të madh në botë. Ka pasur Conte, Mourinhon dhe Guardiolën si mësues dhe mendoj se në fund ka pak nga karakteristikat e të treve”.

Për rikthimin e Mourinhos te Real Madridi: “Flet shumë për arbitrat? Më zbavit, shpresoj që La Liga-n ta fitojnë ‘Colchoneros’. Unë bëj tifo për Atlético Madridin”.

 

The post “Fabregas është pak Conte, Mourinho dhe Guardiola. Nuk ishte e drejtë të qëndroja te Como” appeared first on Telesport.