Lamine Yamal është i lumtur. Madje, sulmuesi anësor pranon se nuk ka qenë kurrë në jetën e tij më i lumtur se tani. Spanjolli foli në prag të ndeshjes së Champions League kundër Feyenoord dhe pranoi se po përjeton një moment të shkëlqyer. Ai theksoi se objektivi i tij është të fitojë trofeun europian dhe se ka shanse për ta fituar “Topin e Artë”, por nuk është i gatshëm të bëjë fushatë për veten.
Fitimi i Champions League – “Është objektivi i madh, nuk ka motivim më të madh. Jemi të gjithë të motivuar. E kemi në mendje. Është turneu më special. Këtë vit mund të jetë ndryshe, me lojtarët që kanë ardhur, Gordon, Rodri, Adeyemi, João…”
Kapiten – “Është krenari të jem kapiten i Barçës në moshën 19-vjeçare. U jam mirënjohës shokëve të skuadrës që më zgjodhën. Jam 19 vjeç, por dua të jem në lartësinë e detyrës. Jam i lumtur. Kjo më bën të ndihem përgjegjës. Do të jap më të mirën për ekipin”.
“Topi i Artë” – “Nuk varet nga unë, varet nga ju. Puna me Barcelonën dhe kombëtaren ka qenë e jashtëzakonshme. Kam shanse, kam bërë një vit të madh, por do ta shohim”.
Fushata e Mbappé – “Nuk mendoj se kam nevojë të bëj fushatë. Secili mund të mendojë çfarë të dojë. Jam krenar për atë që kam bërë dhe nuk mund të kërkoj më shumë. Është puna juaj, unë nuk do të lutem për asgjë”.
Presioni pas humbjes së topit – “Në ekipet që fitojnë tituj, si PSG-ja, të gjithë bëjnë presion. Duhet të vraposh, kushdo qofsh. Nëse nuk vrapon, humbet”.
Sfidat – “Në aspektin kolektiv, titujt dhe Champions League. Në aspektin individual, të përmirësohem. Jam i ri. Ky është objektivi im”.
Pamja e mërzitur – “Varet nga dita. Ditën tjetër isha i lodhur, ishte vapë…, 40 gradë”.
Kapitenët – “Rapha është një kapiten i jashtëzakonshëm, po ashtu Eric, Pedri… Mësoj prej tyre të kërkoj gjithmonë më të mirën për ekipin”.
Fermín dhe Olmo – “Janë lojtarë të mëdhenj, me të cilët ndihem mirë dhe shkoj shumë mirë, edhe pse janë të ndryshëm”.
Real Madridi – “Nëse kanë dy vite pa fituar, është problemi i tyre. Ne jemi të kënaqur me arbitrimin. Kjo është një pyetje për ta. Unë i shoh të kënaqur”.
Dembélé nuk e konsideron kandidat për “Topin e Artë” – “Është mik i Kylian…, nuk më intereson. Jam shumë i lumtur me vitin që kam bërë. Kur jam përballur me të dy, kam fituar. Shkoj shumë mirë me Ousmane. Të gjithë e kanë parë vitin tim, nëse ai nuk e ka parë…”
Në stol – “Nuk më frikëson, ka lojtarë të mëdhenj. Jam i përgatitur të jem zëvendësues. Nuk kam frikë”.
Rritja – “Mendoj se kur rritesh, nuk e kupton. Jam një ‘fëmijë’ dhe po rritem, por nuk jam dy metra i gjatë. Jam më i shkurtër se Cubarsí apo Bernal. Jam si gjithë të tjerët”.
Menaxhimi personal – “Jam në një dhomë zhveshjeje me njerëz që kanë bërë më shumë se unë. Pastaj jam me familjen time, e cila më mban me këmbë në tokë”.
The post Yamal: Fitova Botërorin dhe bëra pushimet e jetës sime. Nuk do të lutem për “Topin e Artë” appeared first on Telesport.
