Revista “France Football”, në bashkëpunim me UEFA-n, zbuloi pasditen e sotme listën me 30 emrat e nominuar për “Topin e Artë 2026”.
Në këtë listën bie në sy mungesa e disa emrave të rëndësishëm si Cristiano Ronaldo, i cili shënoi 28 gola në sezonin e fundit dhe ndihmoi Al-Nassr të shpallej kampion në Arabinë Saudite.
Po ashtu mungesa të tjera të habitshme janë edhe Raphinha, Pedri, apo David Raya, i cili bëri një sezon fantastik me Arsenal në Premier League, duke qenë vendimtar me pritjet e tij.
Më poshtë, po ju njohim me listën e emrave që u lanë jashtë garës për “Topin e Artë” të këtij dhe që fare mirë mund ta kishin merituar një vend në lsitën finale.
- Julián Álvarez (Argjentina)
- Bradley Barcola (Franca)
- Federico Dimarco (Italia)
- Dani Olmo (Spanja)
- Mikel Oyarzabal (Spanja)
- Cole Palmer (Anglia)
- Pedri (Spanja)
- Pedro Porro (Spanja)
- David Raya (Spanja)
- Raphinha (Brazil)
- Cristiano Ronaldo (Portugalia)
- Robert Lewandowski (Polonia)
- Matvey Safonov (Rusia)
- Bukayo Saka (Anglia)
- Dominik Szoboszlai (Hungaria)
- Unai Simón (Spanja)
- Federico Valverde (Uruguaj)
- Nico Williams (Spanja)
- Warren Zaïre-Emery (Franca)
- Désiré Doué (Franca)
- Rayan Cherki (Franca)
- Enzo Fernández (Argjentina)
The post Nga Raphinha dhe Pedri te Julian Alvarez, Enzo Fernandez e CR7. Mungesat e mëdha në garën për “Topin e Artë” appeared first on Telesport.
