“Nuk jam aspak i zemëruar, jam i lumtur me skuadrën time për guximin dhe personalitetin. Gabimet janë pjesë e lojës, mua më intereson reagimi, mënyra si qëndron në fushë dhe si beson deri në fund. Mendoj se bëmë një paraqitje të mirë, kërkuam të ishim dominues në ‘Bernabeu’. Kjo më bën të lumtur dhe optimist për të ardhmen”. Cristian Chivu u shpreh i kënaqur me Interin, pavarësisht humbjes 2-1 ndaj Real Madridit.
“Gabimet janë pjesë e lojës. Nuk spekuluam kurrë, e përballuam Realin hapur”, – shtoi rumuni. Për gabimin e portierit Martinez, trajneri zikaltër theksoi: “Më intereson reagimi. Pepo pati një reagim të nivelit të lartë dhe bëri pritje të rëndësishme. Më interesojnë krenaria dhe personaliteti”.
Për zëvendësimin e Carlos Augusto: “Nuk mundej më, ishte shumë i lodhur. Jam i kënaqur me të dy krahët. Carlos Augusto e vuri në vështirësi Denzel, ndërsa Diouf bëri një ndeshje vërtet të rëndësishme kundër një prej mbrojtësve të krahut më të mirë në botë, edhe në fazën mbrojtëse. Bëmë një ndeshje të madhe që më jep shumë besim për të ardhmen”.
Për Mourinhon tha: “E dua shumë Mourinhon, për besimin që më dha në momente të vështira, edhe njerëzisht. I uroj më të mirat në këtë aventurë të re!”
The post Chivu: Kjo ndeshje më jep besim për të ardhmen, Mourinhos i uroj më të mirën appeared first on Telesport.
