“Luajtëm një ndeshje të nivelit shumë të lartë, largohemi me kokën lart, të vetëdijshëm se u përballëm si të barabartë me një kundërshtar të madh”. I zhgënjyer, por krenar, kapiteni i Interit, Lautaro Martinez, foli pas humbjes në “Bernabeu” ndaj Real Madridit, në debutimin e Champions League.

“Ky është një kompeticion i detajeve dhe kur gabon, paguan çmimin, – vijoi “Toro”. – Sot bëmë dy gabime në fillim të ndeshjes dhe më pas u bë e vështirë, por Interi erdhi këtu për të bërë një ndeshje si skuadër e madhe dhe luajti me personalitet. Ata duan të fitojnë Champions-in, ashtu si ne; ky është objektivi ynë. Interi e nis çdo kompeticion për ta fituar.

Keqardhja është se pësuam nga pak goditje, në kundërsulme. Nuk arritëm të përfitonim nga rastet tona. Largohemi me kokën lart. Courtois është një nga më të mirët në botë, por ne duhet të përmirësohemi para portës. Duhej të bënim më mirë”.

The post Lautaro: Largohemi me kokën lart, ishim të barabartë me Realin. Në Champions, gabimet kushtojnë shtrenjtë appeared first on Telesport.