Kanë përfunduar ndeshjet e sotme në Champions League, të vlefshme për javën e katërt në këtë fazë. Como e Cesc Fabregas ka arritur një rezultat historik duke fituar në transfertë 1-9 ndaj Lens. Dopietë e Anastasios Douvikas, e më pas golat e Nico Paz, Da Cunha, Kempf, Liberali, Baturina dhe Papaccioli.
Porto ka marrë fitoren e parë për këtë sezon në Champions League, pasi mundi 4-1 Napolin në “Dragao”. Norvegjezët e Viking po ashtu kanë marrë fitoren e parë në historinë e tyre në këtë fazë, pasi mposhtën në shtëpi 4-1 Sabah Baku.
Arsenal ka bërë detyrën më së miri duke fituar 1-2 në transfertën ndaj Slavia Prague, falë golave të Madueke dhe Gyokeres në pjesën e parë. Vendasit ngushtuan shifrat në fund të kohës së rregullt.
Man. City mori një fitore të rëndësishme po ashtu në transfertë 2-3 ndaj Leipzig. Autogoli i Castello Lukeba dhe golat e Enzo Fernandez dhe Erling Haaland, i dhanë fitoren “Qytetarëve”.
Club Brugge fitoi në transfertë 1-2 ndaj PSV, ndërsa Dortmund fitoi në “Signal Iduna Park” 2-1 ndaj Betis.
The post Champions League: Como me fitore historike në Francë. Arsenal dhe City kryejnë misionin me sukses (video) appeared first on Telesport.
