Kanë përfunduar pjesët e para në takimet e mbrëmjes në Champions League. Como është duke udhëhequr 0-3 në transfertën ndaj Lens, falë dopietës së Anastasios Douvikas dhe golit të Nico Paz.
Në “Drago”, Porto po barazon 1-1 ndaj Napolit. Vendasit kaluan në avantazh falë golit me kokë të Jan Bednarek, pas një krosimi nga goditja e këndit. Miqtë barazuan shifrat me Scott McTominay në minutën e 43-të.
Arsenal po fiton 0-2 në transfertë ndaj Slavia Prague, falë golit të hershëm të Noni Madueke, në minutën e 8-të dhe golit të Viktor Gyokeres në minutën e 38-të.
Manchester City po ashtu po fiton në transfertë 0-1 ndaj Leipzig, falë autogolit të Castello Lukeba. Nicolo Tresoldi dërgon Club Brugge në avantazh në dhomat e zhveshjes 0-1 në transfertën ndaj PSV, në “Philips Stadion”.
Viking po barazon në shtëpi 1-1 ndaj Sabah, ndërsa mungon goli në përballjen Dortmund-Betis.
The post Champions League, pjesët e para: Como e papërmbajtshme në Francë, Arsenal në avantazh të dyfishtë. City i falet një autogoli (video) appeared first on Telesport.
