Prioriteti i Barcelonës është afrimi i një mbrojtësi gjatë merkatos së dimrit. Tashmë ka dalë në pah një kandidat i ri, i cili vlerësohet si profili i duhur nga drejtuesit e klubit katalanas për të forcuar repartin e mbrojtjes.

Sipas Sport, Barcelona ka vënë në shënjestër Youri Baas, qendërmbrojtësin 23-vjeçar të Ajax-it. Burimi në fjalë thekson se Baas mund të përshtatet në mënyrë të përkryer me stilin e lojës së Barcelonës; për më tepër, klubi ka marrë raporte shumë pozitive rreth tij.

Ai mund të konsiderohet si një lojtar “dy-në-një”. Bëhet fjalë për një qendërmbrojtës që luan me këmbën e majtë, por që mund të aktivizohet edhe si mbrojtës i majtë; madje, në raste të caktuara, ai ka luajtur edhe në mesfushë, duke mbuluar një hapësirë ​​të gjerë të fushës.

Baas është nën kontratë me klubin holandez deri në vitin 2028 dhe vlera e tij në treg sipas Transfermarkt është 16 milionë euro, shifër e përballueshme për Barcelonën.

The post Një emër i padëgjuar më parë, ky pritet të jetë përforcimi i parë që Barcelona do të bëjë në janar appeared first on Telesport.