Real Madrid ka marrë një fitore me shumë vuajtje dhe në frymën e fundit ndaj AEK-ut në Athinë, në shifrat 2-3.

Sfida u zhbllokua që në minutën e 12-të, ku pas një kundërsulmi të shpejtë dhe asistit të Luka Jovic, ishte Aboubakary Koita që depërtoi bukur në zonë dhe me një goditje të saktë dërgoi topin në rrjetë.

Në minutën e 28-të, Real Madrid barazon shifrat me golin e Jude Bellingham, por që anullohet për pozicion jashtë loje të anglezit.

Në minutën e 32-të, Bellingham gjen sërish rrjetën, pas asistit të Marc Cucurella. Këtë herë goli i anglezit është i rregullt dhe ishte një realizim shumë i bukur, me finte mbrapsht. Pjesa e parë mbyllet 1-1.

Në minutën e 75-të, ishte mbrojtësi i Shqipërisë, Stavro Pilo, që shënoi golin e avantazhit të përkohshëm për grekët, 2-1.

Pas një kundërsulmi të shpejtë dhe asistit të Aboubakary Koita, ishte Pilo që mposhtoi Courtois me një goditje me të majtën brenda zonës. Ky është goli i dytë për Pilon në Champions League, pasi shënoi edhe në humbjen 5-1 ndaj Man. City. Në minutën e 78-të, Kylian Mbappe barazon shifrat për Real Madridin, pas asistit të Dumfries.

Në minutat shtesë, ishte Federico Valverde që i dha fitoren Real Madridit me një gol spektakolar nga distanca.

SHIKOGOLAT

The post Goli i Stavro Pilo nuk mjafton, Real Madrid fiton në frymën e fundit (video) appeared first on Telesport.