LAJMI I FUNDIT: Dorëzohet Përparim Bajrami, paraqitet në Bllacë
MONITOR MK mëson ekskluzivisht se sot në ora 05:35 në pikën kufitare Bllacë është dorëzuar i akuzuari i parë në rastin Lotaria Shtetërore, Përparim Bajrami.
Pas paraqitjes ai është arrestuar dhe po procedohet për në masën e paraburgimit të cilën ia caktoi gjykata në mungesë. Bajrami ishte në kërkim ndërkombëtarë nga dhjetori i vitit 2024.
