Këngëtari Mozzik ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale lidhur me procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), i cili po zhvillohet në Hagë.
Mozzik ka shprehur shpresën se katër të akuzuarit do të kthehen në Kosovë, ndërsa ka ngritur disa pikëpyetje rreth asaj se çfarë pasojash mund të ketë një vendim i kundërt.
Në postimin e tij, ai pyet nëse një vendim i tillë do të mund të ndikonte në trajtimin e historisë së luftës së Kosovës, monumentet e dëshmorëve, raportet me shtetet që e kanë njohur Kosovën, si dhe situatën në vend.
“Drejtësia ndërkombëtare duhet ta ketë të qartë, dhe besoj fuqishëm se edhe ata e dinë, se vendimi duhet të jetë i drejtë dhe lirues”, shkruan Mozzik.
The post Mozzik reagon për gjykimin në Hagë: “Zëri ynë qytetar, demokratik dhe paqësor do të dëgjohet fuqishëm” appeared first on Veriu.info.
