Maqedonia ka bindshëm çmimet më të ulëta të karburantit në Evropë, tha kryeministri Hristijan Mickoski, përcjell TV21. Mickoski tha se kjo vjen pasi ekzekutivi nuk ka rritur akcizat si vendet e rajonit dhe më gjerë.
“Akciza jonë, le të themi për naftën, është 15,5 denarë. Kjo është pak më shumë se 25 centë, ose 25 eurocentë.Nëse shkoni në vende të tjera, do të shihni se është 1 euro. Kjo tregon se si po sillet shteti ndaj paqes sociale në shoqëri. Imagjinoni sikur ta rrisnim në 1 euro, do të kishim të njëjtat çmime, por ne nuk po e bëjmë këtë. Tani jemi 15,5 denarë, minus 4. Tani jemi 11,5 denarë. Pra, kjo është më pak se 22 centë për litër. Le të themi në Shqipëri, është shumë më tepër. Le të themi tre herë më shumë”, tha Mickoski.
