Në Panairin e 26-të Ndërkombëtar për Investimet dhe Tregtinë e Kinës (CIFIT), të mbajtur nga 8 deri më 11 shtator në qytetin Xiamen të Kinës Juglindore, disa drejtues të lartë nga kompani shumëkombëshe shprehën vendosmërinë e tyre për të kapur “Mundësinë e Kinës 2.0”.

Ekspozita e këtij viti përfshiu shumë momente të veçanta. Për herë të parë, Finlanda dhe Arabia Saudite u vendosën si “vendet e ftuara të nderit” të dyfishta. CIFIT dërgoi një sinjal të qartë dhe të prerë: hapja dhe bashkëpunimi janë prirja historike, dhe përfitimet e përbashkëta dhe leverdia reciproke janë ato që njerëzit dëshirojnë, komenton një artikull i CMG-së.

Deri në fund të vitit 2025, numri i ndërmarrjeve me investime të huaja në Kinë arriti në 533 mijë, me shumën e përgjithshme prej gati 4 trilionë dollarësh.
Logjika e investimeve të huaja në Kinë po kalon ndryshime të thella: nga “fokusimi te kosto” tek “fokusimi tek vlerat”, nga “mbushja e mangësive” te “fuqizimi i potencialit”, dhe nga “operacioni i pavarur” tek “zhvillimi bashkëpunues.”
Investitorët e huaj janë të mendimit se skenarët e pasur të aplikacioneve ,ana e konsumatorit dhe ekosistemi teknologjik që evoluojnë shpejt, ofrojnë terren pjellor për novacionin.

Nga zbarkimi tek rrënjosja, zgjedhja proaktive e ndërmarrjeve të huaja tregon forcën e madhe tërheqëse të Kinës në hapjen në nivel të lartë. Në gjysmën e parë të këtij viti, gati 4800 ndërmarrje të huaja shtuan investimet në Kinë. Ndërkohë Ministria e Tregtisë e Kinës shtoi 84 projekte kyçe të reja me investime të huaja në nivel kombëtar, me një shumë të përgjithshme prej 19.46 miliardë dollarësh amerikanë.
