Ministri i Drejtësisë, Jeton Shasivari nëpërmjet rrjeteve sociale ka dërguar mesazh për Kosovën. Shasivari në shkrimin e tij thekson se më 16 shtator duhet të respektohet vendimi i Gjykatës Speciale në Hagë. Shasivari mes tjerash shkruan se deklaratat politike nuk mund të zëvendësojnë vlerësimin gjyqësor të provave dhe as të paragjykojë fajësinë apo pafajësinë. Tutje thekson se Kosova synon standardet evropiane dhe nuk mund të zgjedhë cilat viktima do t’i dëgjojë dhe cilat do t’i harrojë, por siç shton ministri i Drejtësisë, drejtësia duhet të jetë e barabartë për të gjithë.

Por për mesazhin e ministrit të Drejtësisë, Jeton Shasivari, ka reaguar Sekretari i Përgjithshëm i BDI-së, Arbër Ademi.

Ademi Shasivarin e quan palo-ministër i Drejtësisë, duke theksuar se ka dal kundër marshit të UÇK-së, dhe siç thotë, hesht ndaj kolegëve që i ka në qeveri e të cilët glorifikojnë Mlladiqin.

I menjëhershëm ishte edhe reagimi i ministrit Shasivari, i cili thotë se ka tentativa për të shtrembëruar dhe keq interpetuar fjalët e tij, duke shtuar se ai nuk e ka mbështetur dhe nuk i ka mbledhur votat Gjykatës Speciale.