Haga shpall aktgjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi dënohet me 25 vjet burg
Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë shpallur sot aktgjykimin në procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi.
Sipas aktgjykimit të shpallur në Hagë, ish-presidenti i Kosovës dhe njëri nga drejtuesit politikë të UÇK-së, Hashim Thaçi, është dënuar me 25 vjet burg.
Aktgjykimi është shpallur pas një procesi gjyqësor që nisi në prill të vitit 2023 dhe gjatë të cilit u dëgjuan mbi 130 dëshmitarë.
Thaçi, Veseli, Selimi dhe Krasniqi ndodhen në Hagë që nga nëntori i vitit 2020. Ata gjatë gjithë procesit janë deklaruar të pafajshëm ndaj akuzave të ngritura nga Zyra e Prokurorit të Specializuar.
Monitor.mk
