Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë shpallur sot aktgjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi.
Sipas dënimeve të shpallura, Hashim Thaçi është dënuar me 25 vite burg, ndërsa Jakup Krasniqi po ashtu me 25 vite burg.
Kadri Veseli është dënuar me 18 vite burg, ndërsa Rexhep Selimi me 13 vite burg.
Procesi gjyqësor ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së kishte nisur në prill të vitit 2023, ndërsa ata gjatë procesit ishin deklaruar të pafajshëm ndaj akuzave.
Dënimet e shpallura:
* Hashim Thaçi – 25 vite burg
* Jakup Krasniqi – 25 vite burg
* Kadri Veseli – 18 vite burg
* Rexhep Selimi – 13 vite burg
Monitor.mk
