Profesori Fati Iseni në emisionin “N’Dritë” theksoi se vendimi i Gjykatës Speciale për ish krerët e UÇK-së është i motivuar politikisht, duke e pasur parasysh se luftën e UÇK-së e ka mbështetur i tërë Perëndimi.
“Ti po e gjykon një strukturë politiko-ushtarake, nuk futemi në romantizëm nacional që komunikoi dhe bashkërendoi dhe vazhdimisht u koordinua me bllokun europerëndimor, me demokracitë më të zhvilluara të botës, Bashkimin e Evropian, Franca Kanadaja e kështu me radhë pra i gjithë blloku më demokratik në botë dhe ata e mbështetën fuqimisht kreun e UÇK-së gjatë kohës së luftës së Kosovës, gjatë kohës së sulmit në Rambuje”, theksoi Iseni./Alsat.mk.
The post Iseni: U gjykua UÇK-ja e cila u mbështet nga SHBA e BE appeared first on Alsat.
