Qyteti i Shkupit njofton se më 19.09.2026 (e shtunë) dhe më 20.09.2026 (e diel), në orët e hershme të mëngjesit, do të kryhet dezinsektimi ajror kundër mushkonjave në territorin e qytetit.

Nëse kushtet atmosferike nuk lejojnë kryerjen e dezinsektimit, spërkatja do të bëhet ditën e parë të radhës kur kushtet e motit të jenë të përshtatshme, në të njëjtin orar.

Qyteti i Shkupit u bën apel bletarëve që me kohë të ndërmarrin masat e nevojshme për mbrojtjen e bletëve.