Ka nisur protesta kundër dënimit të katërshes së UÇK-së në sheshet e Prishtinës.
Protesta që erdhi pas aktgjykimit të Gjykatës Speciale që dënoi me 81 vjet burgim ish krerët e UÇK-së në Hagë, ka mbledhur mijëra qytetarë.
Qytetarë nga të gjitha qytetet i janë bashkuar kësaj proteste të thirrur nga OVL-UÇK, raporton KosovaPress.
Organzatorët kerkuan që protestuesit të mos mbajnë maska, derisa thanë se një pjesë e madhe e protestuesve janë rrugës për në kryeqytet.
Kjo protestë vjen si kundërshtim i dënimit të ish-krerëve të UÇK-së.
