Djali i Jakup Krasniqit iu bëri thirrje partive politike që të bashkohen për të gjetur një rrugë ligjore për ish-krerët e UÇK-së. Ndërkohë Klestori, djali i Kadri Veselit tha se familja e tij nuk e ka humbur besimin në botën perëndimore dhe drejtësinë e saj. Ai gjatë protestës gjithëpopullore kërkoi korrigjimin e  gabimit të ndikuar nga politika.

“Për gjashtë vjet kemi kërkuar drejtësi, pasi kemi besuar se drejtësia do të triumfojë përmes fakteve dhe një procesi të drejtë. Ne do të vazhdojmë të kërkojmë drejtësi, por drejtësia duhet të jetë e njëjtë për të gjithë. Provat duhet të shqyrtohen me paanshmëri, dëshmitë me drejtësi dhe askush nuk duhet të dënohet mbi bazën e provave të fabrikuara dhe manipuluara. Iu bëj thirrje të gjithë shqiptarëve dhe partive politike, le t’i lëmë anash dallimet tona politike. Duhet të bashkohemi dhe të kërkojmë rrugën ligjore që garanton një proces të drejtë dhe të paanshëm me prova të besueshme. Lufta për drejtësi nuk duhet të jetë luftë e një familjeje, partie, por është përgjegjësi e të gjithëve neve”. – Altin Krasniqi, Djali i Jakup Krasniqit.

“Nuk e kemi humbur besimin te bota perëndimore, tek drejtësia e tyre. Ne vetëm po kërkojmë korrigjim të një gabimi që ka qenë i zhytur në politikë. Faleminderit edhe juve që po i kushtoni kaq shumë vëmendje kësaj pune”. – Klestor Veseli, Djali i Kadri Veselit. /Alsat.mk

The post “T’i lëmë anash dallimet” — thirrja e Krasniqit nga protesta appeared first on Alsat.