Më 19.09.2026, rreth orës 21:35, në SPB Kumanovë është raportuar se në autostradën Kumanovë–Shkup, në drejtim të Shkupit, në territorin e fshatit Agino Sellë, ka ndodhur një aksident trafiku mes një automjeti „Mercedes“ me targa të Shkupit, i drejtuar nga M.M. (65) nga Shkupi, dhe një automjeti „Opel Corsa“ me targa të Shkupit, i drejtuar nga S.N. (27) nga Shkupi.
Në vendin e aksidentit kanë humbur jetën pasagjerët e automjetit „Opel Corsa“, V.N. (49) dhe L.M. (71), të dy nga Shkupi.
Pasagjerja L.N. (48) ka pësuar lëndime të rënda trupore, ndërsa pasagjerja B.N. (28) dhe drejtuesi i „Opel Corsa“-s, S.N. (27), kanë pësuar lëndime trupore. Të tre janë dërguar për trajtim në Kompleksin e Klinikave „Nënë Tereza“ në Shkup.

Inspektimin në vendin e ngjarjes e ka kryer një ekip i SPB Kumanovë.
Me urdhër të prokurorit publik, drejtuesi i automjetit „Mercedes“, M.M. (65), është privuar nga liria. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të ngrihet kallëzim përkatës.