Trajneri i Atletico Madrid, Diego Simeone,a folur për mediat pas fitores 2-1 ndaj Real Madrid në derbi. Ai ishte i irrituar edhe për faktin se një ditë më parë e kishte përshkruar veten si një admirues të sinqertë të José Mourinho.

Ne trajnerët jemi në një pozicion të privilegjuar; gëzojmë një ekspozim të madh dhe u flasim një audience të gjerë. Duhet të kemi kujdes se çfarë themi; nevojitet respekt për të tjerët, për gjyqtarët dhe për kolegët”, tha argjentinasi.

Më tej, Simeone tha: “Të gjithë humbasim ndonjëherë, por kur kalohet kufiri i respektit, nuk ka rëndësi nëse quhesh Mourinho, Simeone, Flick apo Pellegrini. Kjo nuk është e drejtë. Ekziston një vijë që nuk duhet kaluar.”

Më pas, *El Cholo* i shmangu me vendosmëri pyetjet e mëtejshme rreth Mourinho, që doli në konferencë me foto: “Le të mos biem në lojën e tyre; ne luajtëm më mirë dhe fituam. Ishte një përballje e vështirë dhe treguam karakter”.

The post Simeone replikon me Mourinho: Të gjithë humbasim ndonjëherë, duhet më shumë respekt appeared first on Telesport.