Paco González raportoi në programin “Tiempo de Juego” të “Cadena COPE” për një “përplasje” të Florentino Pérez në tribunën presidenciale të stadiumit “Metropolitano”, gjatë derbit të Madridit, të fituar 2-1 nga Atlético.

“Florentino Pérez u zemërua shumë që Enrique Riquelme ishte në tribunën presidenciale të Metropolitano-s”, – deklaroi González.

Më pas, Juanma Castaño dha më shumë detaje në “El Partidazo”. Sipas tij, gjithçka nisi gjatë drekës mes drejtuesve të dy klubeve, përpara ndeshjes. Pérez, i cili shkoi në ‘Metropolitano’ për shkak të marrëdhënies së mirë me kolegun Enrique Cerezo, u informua se Enrique Riquelme, kandidati për presidencën e Real Madridit, ndaj të cilit Pérez fitoi zgjedhjet e fundit, ishte i ftuar në tribunën presidenciale.

“Florentino shpërtheu në zemërim dhe tha se me praninë e tij largohet, ikën nga stadiumi. Nëse do të përballej me të në ndonjë moment, do të largohej nga tribuna”, – tregoi Castaño.

Sipas tij, Pérez u qetësua dhe qëndroi për ta ndjekur ndeshjen, por reagoi ashpër duke pyetur se përse Riquelme ishte në tribunën presidenciale.

The post “U tërbua dhe kërcënoi se do të largohej”; zbulohet përplasja e Perez në tribunën VIP të “Metropolitano” appeared first on Telesport.