Trajneri Mikel Arteta i akuzoi lojtarët e tij të Arsenal se nuk arritën ta “respektonin lojën” gjatë humbjes 3-0 ndaj Brighton në Premier League, duke i shkaktuar skuadrës humbjen më të rëndë në tre vitet e fundit dhe i dhanë fund papritur startit të tyre fitimtar në këtë sezon.

Spanjolli tha se lojtarët e tij nuk ishin në nivelin e duhur në përballjen fizike dhe shprehu pakënaqësi për pasaktësitë e tyre me topin, ndërsa u vunë në vështirësi të mëdha nga presingu i Brighton. “Një rezultat dhe paraqitje shumë zhgënjyese. Merita Brighton për mënyrën se si luajtën dhe si e qasën ndeshjen”, tha Arteta.

Më tej, ai tha: “Ata ishin një nivel më lart se ne në aspektet bazë të lojës. Ishin gjithmonë të parët në duele, në veprimet pasuese dhe në topat e dytë. E ndërtuan lojën e tyre duke u nisur nga këto situata. Kur e kishim ne topin, veçanërisht në gjysmëfushën tonë, ishim jashtëzakonisht të dobët teknikisht”.

“Nuk e respektuam lojën dhe parimet e saj që duhen zbatuar kundër një skuadre që kërkon të bëjë presing ‘njeri-për-njeri’. Kjo nuk të jep mundësinë të dominosh dhe të kontrollosh lojën ashtu siç dëshiron. Dhe më pas, kur patëm raste të mëdha, nuk arritëm t’i shfrytëzonim ato”, tha Arteta.

Do të sigurohemi që ta nxjerrim mësimin e duhur, sepse kjo nuk mund të ndodhë më. Ndonjëherë kishte gabime teknike që na linin të ekspozuar në mënyrë vërtet të rrezikshme, por ky është një mësim për të ardhmen. Që nga rivënia e parë anësore mund ta ndjeje këtë; ishte shumë e qartë“, shtoi trajneri i Arsenal.

The post Arteta: Nuk treguam respekt për kundërshtarin dhe e pësuam, kjo humbje ky ishte një leksion appeared first on Telesport.