Gazetar: Avni Tahiri

“Kështu e filluan mëngjesin e sotëm nxënësit e shkollës fillore “Stiv Naumov” në komunë të Gazi Babës, ku nga sot, dhe çdo të hënë, që herët në mëngjes do të intonohet himnit shtetëror ndërsa prindërit thonë se e përshëndesin këtë vendim.”tha: Avni Tahiri – Gazetar.

Prindërit e nxënësve thonë se nuk është diçka e re në këtë shkollë pasi edhe më herët, është intonuar himni. Edhe pse disa nuk ishin të informuar për mënyrën se si do të intonohet, shtojnë se e mirëpresin këtë vendim të komunës së Gazi Babës.

”Le të intonohet pse jo. Jeni prind nga kjo shkollë? Po, jam prind. A u informuan se në cilën mënyrë do të interpretohet? Jo.” Tha një qytetare.

”Si prind dhe qytetar mendoj që është korrekte që nxënësit të dinë respektin rreth asaj shtetërore dhe e përshëndes këtë pa dallim të kombësisë. Mendoj dhe besoj që është në rregull dhe ka përkrahje nga unë.”tha; një qytetare.

Sigurisht që është pozitive dhe duhet që të forcohet ndjenja e kombësisë tek fëmijët dhe ta respektojnë shtetin ku jetojnë dhe ta duan.” Tha një qytetare.

Vendimi për intonimin e himnit shtetëror në shkollat fillore të Gazi Babës, ishte miratuar më 20 tetor të vitit 2023 me 22 vota pro dhe 1 abstenim. Këshilli asokohe përbëhej nga shumica e koalicionit të udhëhequr nga VMRO-DPMNE-ja, këshilltarë të LSDM-së, Të Majtës dhe një këshilltar i BDI-së. Në atë kohë këshilltari i BDI-së Safet Ademi s’kishte kundërshtime ndaj propozimit, por kishte dilema për mënyrën e zbatimit.

“Në neni 2 qëndron se vetëm në fillim të mësimit në ndërrimin e parë. E çfarë do të ndodh me shkollat që punojnë në dy ndërrime? Pra, ndërrimi i parë do e dëgjojë himnin ndërsa i dyti nuk do e dëgjojë himnin. Dhe në nenin 3, cilat janë kushtet bazë e ndjekjes së himnit që në mënyrë dinjitoze? A do të jenë nxënësit para hyrjes për në shkollës apo gjatë orës kujdestarie do të intonohet himni? Që të kuptohemi, nuk kam asgjë kundër intonimit të himnit në të gjitha shkollat fillore por radhitjet e vendimit janë këto që i vërejta.” tha; Safet Ademit – Ish këshilltar i BDI-së në Komunën e Gazi Babës

Ditë më parë kreu i komunës së Gazi-Babës tha se vendimi për intonimin e himnit shtetëror është i detyrueshëm për të gjitha shkollat fillore në territorin e kësaj komune./Alsat.mk

The post Çdo të hënë me himnin shtetëror: Zbatohet vendimi në shkollat e Gazi Babës appeared first on Alsat.